Turizmi i Kosovës prezantohet në forumin botëror
Samboll, 17 shkurt - "Kosova ka shume vende interesante për tu vizituar dhe ajo çka e dallon është mikëpritja", është thënë nga delegacioni kosovar në Forumin Boteror tv Turizmit qv po mbahet nv Stamboll.
Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por shumë mikëprites, ka thënë udhëheqësi i divizionit për Turizëm Hysen Sogojeva.
Në prani të ministrave e mysafireve të shumtë nga vende të ndryshme botërore, delegacioni kosovar i prire nga zv. Ministri i Tregtisë e industrisë Avni Kastrati paten rastin për të prezantuar Kosovën gjatë takimeve e konferencave të shumta.
Kastrati ka thënë se Kosova ofron natyren me male të bukura, qytete te vjetra e kulturore, rini e festivale te ndryshme.
"Në Kosovë poashtu gjenden restorante me ushqim te llojllojshem e tradicional qe i shijojne shume turistet, është thënë me ketë rast\", ka pohuar ai.
Ndërkaq udhëheqësi i departamentit të turizmit Sogojeva, ka potencuar poashtu se Kosova përbehet nga shumica shqiptare prandaj edhe te gjithe mysafiret mund te hasin ne mikepritjen e njohur shqiptare.
Ndryshe, zv. Ministri Kastrati është duke e shfrytezuar ketë Forum edhe për takime me delegacione të ndryshme nga e gjithë bota, për te biseduar per mundesite e bashkepunimit ne fushen e turizmit dhe investimeve.
Pas Stambollit, forumi i ardhshem boteror i turizmit do te mbahet ne Dubai.