Turizmi grek drejt një rekordi të ri
Athinë, 12 shtator - Greqia është vizituar në masë edhe këtë verë, me mbërritjen me avion në periudhën janar-gusht në rritje me 6,3%, një shifër që mund ti mundësojë vendit që të regjistrojë një rekord tjetër këtë vit, njoftoi dje Shoqata e Ndërmarrjeve Turistike (SETE).
Vetëm në muajin gusht, rreth 3 milionë vizitorë mbërritën në aeroportet kryesore të Greqisë, me një rritje prej 4,6%, pavarësisht shqetësimeve të treguara nga ekspertët për shkak të problemeve ekonomike dhe politike të vendit.
Ndërsa në tetë muaj, agjencitë greke të turizmit numëruan gjithsej 11,7 milionë vizitorë.
Nëse ky trend vazhdon, viti 2015 do të regjistrojë një total prej 26 milionë vizitorësh, që vijnë nga jashtë Greqisë dhe 14,5 miliardë euro të ardhuara, sipas vlerësimeve të SETE-s.