Turizmi global mund të bjerë në vitin 2011
Londër, 10 nëntor - Një studim ka arritur në përfundimin se turizmi global ka të ngjarë të rritet me ritme më të ngadalta në vitin 2011, ndërkohë që ekonomitë e botës dobësohen dhe konsumatorët ulin shpenzimet.
Kompania Euromonitor International tha sot se turizmi mund të rritet me 4 për qind vitin e ardhshëm, në krahasim me 5 për qind rritje këtë vit dhe 5 përqind rënie në 2009-ën.
Kjo kompani, e cila studion tregjet globale tha gjatë një konference mbi turizmin në Londër se papunësia dhe masat qeveritare për shkurtimin e shpenzimeve do ti ulnin të ardhurat që konsumatorët do të shpenzonin për pushime.
Kompania tha se shumat e shpenzuara në udhëtimet ajrore do të rriteshin me 2 për qind në vitin 2011, në krahasim me 5 për qind rritje këtë vit. Euromonitor tha se të ardhurat e industrisë hoteliere mund të rriteshin me 2 për qind pas dy vitesh rënieje.
Grupi tha se udhëtimet e bizneseve pritet të mbeten në të njëjtin nivel, ndërsa udhëtimet e pushimeve do të vazhdojnë të bien.