Turizmi botëror është rritur pothuajse me 4 për qind në vitin 2012
Gjenevë, 30 maj - "Fluksi turistik ndërkombëtar në vitin 2012 u rrit me 3.8 për qind, duke arritur shifrën 1.035 miliardë turistë", thekson raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), Taleb Rifai.
Sipas të dhënave të UNWTO, rezultatet më të mira i ka paraqitur rajoni i Azi-Paqësorit (+7 për qind), në mesin e nënrajoneve listën e më atraktivëve e kryesojnë Azia Juglindore (+9 për qind), Afrika e Veriut (+9 për qind), Europa Qendrore dhe Lindore (+8 për qind).
Rusia dhe Kina rezultuan të ishin lidere për sa i përket shpenzimeve turistike.