23 Dhjetor 2024

Turizmi avantures vazhdon te shpella Gryka e Madhe

Pejë, 3 qershor - Kompania Balkan Natural Adventure për herë të parë për turistë të interesuar ka hapur mundësinë që të vizitohet shpella Gryka e Madhe që është një nga mrekullitë e Bjeshkëve të Rugovës pasi, kompania është lidhur me speleologë që do të udhëheqin mysafirët më 14 qershor 2015.

Ky organizim do u ofroj më shumë njerëzve mundësinë që të përjetojnë një udhëtim të pazakontë dhe gjithsesi mbresëlënës që vlen të kujtohet tërë jetën, ka njoftuar kompania. Udhëheqës i këtij udhëtimi do të jetë Mentor Bojku, një bjeshkatarë dhe speleolog me përvojë, që është edhe pjesëtarë i ekipit kërkim shpëtim të trajnuar rishtas në Pejë.

Gjithashtu Mentori ka një përvojë të madhe të speleologjiosë dhe bjeshkatarisë, duke përfshi edhe ngjitjen e Mount Blanch, maja më e lartë në Evropë.  Shpella Gryka e Madhe është shpella më e thellë e gjetur deri tani në Kosovë. ajo është paraqitur në revistën evropioane të speologjisë dhe përbënë një mrekulli natyrore të Kosovës.

Ajo është hulumtuar nga speleolgët kosovarë së bashku me ata sllovak, çek dhe polak.

Në këtë shpellë ka pasur edhe zhytje në liqenet nëntokësore. Sipas kompanisë, ky udhëtim do të përfshijë vetëm një pjesë të shpellës, ate që tashme njihet si pëllëmba e dorës nga guidat dhe nuk paraqet kurrëfar rreziku për vizitorët, mirëpo është një avanturë e jo një shëtitje në park. “Të interesuarit duhet të dinë se vizita në këtë shpellë do të përfshijë pak kacavarrje, futje nëpër tunele të ngushta dhe lëshim me litar. Kjo nuk është Shpella e Gadimës ku mund të shkohet me take. Kjo shpellë është në formën siq është krijuar dhe nuk ka infrastrukturë të ndërtuar brenda. Me shumë mund të shihni në faqen tonë www.bnadventure.com”, duhet ne kumtesën e kompanisë. Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Artan Gashi ka përshëndetur bashkëpunimin në mes të bizneseve të Pejës dhe organizatave jo qeveritare në ofrimin e produkteve turistike. “Ne kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim iniciativat si kjo”, ka thënë Gashi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)