22 Dhjetor 2024

Turistëve nga Australia u rekomandohen trojet shqiptare

Canberra, 18 shtator - Një agjenci turistike nga Australia nën moton vizitoni "Shpirtin e Ballkanit" përgatit udhëtime në vende të ndryshme ballkanike.

Një prej udhëtimeve do të zgjasë 22 ditë dhe gjatë këtyre ditëve pritet që të vizitohen: Kroacia, Bosnja, Mal i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Duke udhëtuar drejt jugut të Ballkanit, vizitorët nga Australia do të ndalen në Shkup, që është përshkruar si një qytet i lashtë i periudhës Osmane pastaj do të vizitohet liqeni i Ohrit, por këtu do të përjashtohet rruga nga Tetova e Gostivari, shkruan Zhurnal.

Destinacioni i fundit do të jetë Shqipëria, e cila përshkruhet si vendi i vetëm në Europë pa McDonald’s. Në Shqipëri do të vizitohen Durrësi, Tirana dhe Kruja.

Nga i gjithë ky turne tre javësh nëpër Ballkan, operatorët turistik të Australisë e kanë shmangur Serbinë, të cilën nuk e konsiderojnë atraktive për tursitët e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)