Turistët shqiptarë kanë harxhuar më shumë se të huajit në Shqipëri
Tiranë, 5 tetor - Gjatë gjysmës së parë të vitit Shqipëria ka realizuar të ardhura prej 400 milionë eurosh nga turistët e huaj, që kanë vizituar vendin.
Sipas të dhënave të bankës qendrore të ardhurat nga turistët e huaj janë shtuar me 37% në krahasim me po këtë periudhë të vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë turistët shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë shtetit gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014 kanë harxhuar 555 milionë euro ose me 20% më shumë se sa gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar.