Turistët rusë zgjedhin përsëri Turqinë
Stamboll, 20 janar - Në deklaratën e bërë nga Unioni i Operatorëve të Agjencive Turistike të Rusisë, sipas vlerësimeve të bëra nga operatorët dhe agjencitë turistike në vend, 50% e shitjeve përpara sezonit për në muajt e verës janë bërë për në Turqi.
Rezervimet e parakohshme në Turqi kanë filluar që në muajin shtator, bëri të ditur Unioni duke shtuar se Turistët rusë i ka marrë malli për Turqinë. Rusët gjithashtu kërkojnë të përfitojnë edhe nga ofertat dhe çmimet e ulëta që ofrohen për rezervimet e hershme.
Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se falë vlerësimit të rublës ruse kundrejt valutave të tjera në kohët e fundit dhe niveli i konsiderueshëm i uljeve të çmimit nga hotelet në Turqi kanë bërë që Turqia të jetë alternativa e parë për pushime e rusëve në prenotime.
Mësohet gjithashtu se kërkesa për pushime në Turqi është rritur dyfish në krahasim me vitin 2015, kurse 50% tjetër e përbëjnë vende të tjera si Greqia, Bullgaria, Spanja dhe qytetet e tjera të Rusisë.
Ndër vendet më të preferuarve të Rusve në Turqi ishte përsëri Allanja, Side dhe Kemer dhe nënvizohet se ulja e çmimeve në hotelet e këtyre qyteteve ka arritur deri në 50%.