Turistët në Turqi mund të bëjnë pushime me një kosto më të ulët
Ankara, 5 shkurt - Viti 2016 shihet si një shans për sektorin e turizmit. Turistët këtë vit në Turqi mund të bëjnë pushime me një kosto më të ulët dhe me një shumëllojshmëri më të madhe hotelesh.
Heqja e embargos që zbatohej ndaj Iranit, do të gjallërojë edhe më shumë turizmin.
Përfaqësuesit e sektorit, bëjnë të ditur se media e huaj mundohet të krijojnë një perceptim negativ duke pasqyruar zhvillimet në rajonin e Turqisë, por ky perceptim nuk ka pirë ujë. Përfaqësuesit e sektorit turistik janë të mendimit se
Turqia me mundësitë dhe cilësinë që u ofron turistëve të huaj do të jetë përsëri në maja.