Turistët kinezë shpenzojnë jashtë shtetit 215 miliardë dollarë
Pekin, 26 mars - Shpenzimet e turistëve kinezë jashtë vendit vitin e kaluar (2015) në krahasim me vitin e mëparshëm janë rritur me 53 për qind dhe kanë arritur në 215 miliardë dollarë.
Sipas rezultateve të hulumtimit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC), të cilin e ka bërë në 184 shtete, vitin e kaluar më shumë shpenzime në udhëtimet e tyre jashtë vendit kanë bërë turistët kinezë.
Shuma e shpenzimeve të turistëve kinezë vitin e kaluar, është rritur për 53 për qind në krahasim me një vit më parë dhe është llogaritur në 215 miliardë dollarë.