Turistët e huaj anashkaluan Kroacinë
Zagreb, 14 korrik - Drastikisht është zvogluar vizita e turistëve të huaj në Kroaci në muajin maj, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Shoqatës kroate për turizëm (SHKT), transmetoi Danas.hr.
Gjatë muajit të kaluar në bregdetin kroat ka pasur më së shumti kroatë, por edhe nga një gjerman ose austriak.
Shifrat më së shumti kanë goditur Dalmacinë, por edhe Istra shënon rënie në krahasim me vitin e kaluar, shkruan Poslovni dnevnik.
Në Adriatik, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë shënuar 2.63 milionë vizita, që është për gjashtë për qind më pak se në vitin 2009 dhe katër për qind më pak bujëtime në krahasim me peridudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Konsiderohet se numri i vogël i turistëve në maj dhe qershor ka të bëjë me kushtet e kqija klimatike dhe Kampionatin Botëror në Futboll.