Turistët arabë preferojnë të blejnë shtëpi në Turqi
Stamboll, 6 shkurt - Turistët arabë, fluksi i të cilëve ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në suksesin që ka shënuar vitet e fundit turizmi turk, një interes të veçantë po tregojnë edhe ndaj sektorit të patundshmërive.
Më shumë turistët arabë interesohen me blerjen e patundshmërive kryesisht në Stamboll, Bursa dhe në zonën e Detit të Zi. Pritet që shitjet e banesave për turistët arabë të rriten me 50%.
Në vitin 2015 arabëve u janë shitur 10 mijë e 863 pasuri të patundshme. Parashikimet janë që numri i patundshmërive që do t\'u shiten investitorëve arabë këtë vit të jetë rreth 15 mijë.