Turistë nga Maqedonia vizitojn bregdetin shqiptar

Durrës, 2 korrik - Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski mendon se autoritetet greke po sillen në mënyrë poshtëruese ndaj turistëve maqedonas, duke u ngjitur mbishkrime me shkurtesën FYROM në targat e makinave të tyre. 
Ky veprim duket se po shtyn shumë maqedonas që të mos kalojnë pushimet verore në Greqi; ndërkohë që po shtohet interesi për bregdetin shqiptar. 
Punonjës turistik thonë se afërsia, rregullimi i infrastrukturës rrugore  dhe çmimet e arsyeshme në Shqipëri bëjnë që shumë pushues nga Maqedonia të zgjedhin bregdetin e vendit fqinj. 
















