Trazirat në Egjipt dhe Tunizi, ngrenë turizmin në Greqi
Athinë, 7 mars - Trazirat e fundit në Tunizi dhe Egjipt janë bërë shkak për rritjen e turizmit në Greqi.
Sipas një njoftimi të rrjetit informativ ISNA, për shkak të trazirave në këto dy vende, turistët perëndimorë kanë ndryshuar destinacionin e tyre dhe kanë zgjedhur Greqinë , si vendin e parë për të zhvilluar vizita turistike.
Në këtë mënyrë turistët nga Amerika, Rusia, Italia, Franca, Anglia dhe Gjermania, të cilët vitet e kaluara kishin zgjedhur Tunizinë dhe Egjiptin si vend për të kaluar pushimet, tashmë i janë drejtuar Greqisë.