22 Dhjetor 2024

Thaçi: Në projektin e Brezovicës do të hapen 4000 vende të reja të punës

Prishtinë, 24 mars - Në konferencën para-ofertuese për zhvillimin e qendrës turistike në Brezovicë e cila po mbahet në Prishtinë u vlerësua se projekti për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës është një projekt madhor dhe i rëndësishëm për ekonominë e vendit, nga i cili parashihet të hapen rreth 4 mijë vende pune.

\"Ne besojmë fuqishëm se privatizimi dhe fuqizimi i sektorit privat është një faktor kyç në zhvillimin e një ekonomie moderne të tregut. Është sektori privat ai që mundëson hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimit të mirëqenies së gjithëmbarshme dhe ky besim është gurthemel i politikave tona.\"

\"Dua të ritheksoj se me fillimin e projektit të Brezovicës në Kosovës, në Kosovë do të hapen 4000 vende të reja të punës\", ka theksuar kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri pohoi se projekti i Brezovicës është projekt me rëndësi kombëtare dhe se Qeveria do ta përkrah këtë projekt, i cili ofron mundësi unike për investime.

\"Jeni padyshim grupi më i rëndësishëm sot në këtë takim, sepse jeni ju ata që keni shprehur interesimin që vizionin tonë për një vend-skijim të klasit botëror ta ktheni në realitet\" u tha Thaçi investitorëve të pranishëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës, si qeveri e një shtet të ri, me synime dhe dëshira të mëdha për ta bërë vendin tonë sa më të begatshëm, pikë së pari për qytetarët e saj, por edhe për ata që vizitojnë, sipas tij ka nevojë për eksperienca të sprovuara nga mbarë bota.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar se me fillimin e projektit të Brezovicës do të hapen 4000 mijë vende të reja të punës.

Thaçi gjatë konferencës para-ofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar tha malet e Sharrit, konkretisht hapësira zhvillimore ku është projekti i Brezovicës ofron mundësi unike për investime në këtë vend atraktiv në Kosovë.

Ai u bëri thirrje investitorëve që të investojnë në këtë projekt duke thënë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Projekti i Brezovicës zë një vend të rëndësishëm sepse një vend-skijim në këtë natyrë kaq të bukur do ta vë Kosovën në hartën botërore të vendeve për tu vizituar.

Rëndësia që i është dhënë  këtij projekti mund të shihet edhe nga përkrahja e gjithmbarshme e shoqërisë kosovare. 

Projekti për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës është filluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe është klasifikuar si projekt me rëndësi kombëtare.

Malet e Sharrit, përkatësisht Hapësira Zhvillimore e Projektit ku bën pjesë edhe Qendra ekzistuese, përveç bukurive të papërshkrueshme natyrore ofrojnë edhe mundësi unike për investime dhe njëkohësisht do të ndikojë në sytë e botës perëndimore që Kosova të ketë një përfaqësim sa më të denje në aspektin e imazhit, ofrimit të shërbimeve, kualitetit te tyre, mundësi që të vizitohen trashëgimitë kulturore të vendit.

Thaçi ka thënë së një lajm tjetër i mirë që ndërlidhet drejtpërdrejt me Projektin e Brezovicës, është se këtë vit do të filloj ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, rrugë kjo që do ta ndërlidhë Brezovicën me dy aeroporte ndërkombëtare, atë të Prishtinës dhe të Shkupit.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)