Thaçi: Misioni i Ri do të hap 20 000 vende të reja pune në turizëm
Prishtinë, 4 qershor - Gjatë vizitës së tij në Junik kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi foli për bukurinë e natyrës së Junikut dhe për potencialin e madh që ka kjo komunë dhe mbarë Kosova për tu bërë atraktive për turistë vendas dhe të huaj.
Ai tha se në kuadër të Misionit të Ri, sektori i turizmit do të marr një hov të vrullshëm duke siguruar 20 000 vende të reja pune brenda mandatit të ardhshëm qeverisës.
Thaçi përmendi turizmin dimëror si një ndër avantazhet kryesore krahasuese të Kosovës duke u thënë banorëve të Junikut me të cilët bisedoi, se shumë shpejtë vendi do të shndërrohen do të marr një reputacion të mirë ndërkombëtar për këtij lloj turizmi.
Sipas tij fondi i Punësimit do ta ketë prioritet turizmin duke financuar sipërmarrësit kosovarë për të hapur sa më shumë hotele, fshatra turistike, restorante, punishte artizanati, dyqane suvenirësh e komplekse zbavitjeje. Thaçi tha gjithashtu se me modernizimin e infrastrukturës rrugore, dhe asaj ajrore, lidhjen më të shpejt me Shqipërinë, Maqedoninë që pritet të përfundoi shpejt, si dhe vendet tjera fluksi i turistëve të huaj në Kosovë është rritur e do të shtohet edhe më shumë. Investimet e mëdha në infrastrukturë gjatë qeverisjes së PDK e ka përfshirë Kosovën si pjesë e hartës ballkanike të grupeve të ndryshme të vizitorëve.
Ai shtoi se kur flitet për të ardhmen e turizmit të Kosovës nuk duhet menduar vetëm për mundësite e ofruara nga turizmi malor dimëror. Kosova ka potenciale të mëdha në forma alterantive të turizmit dhe garantoi banorët e Junikut se Misioni i Ri do të siguroj investime të mëdha për
të zhvilluar turizmin shëndetësor dhe terapeutik, agroturizmin, turizmin sportiv dhe të aventurës, turizmin kulturor e patriotik, tëgjuetisë e peshkimit, si dhe atë tranzit.