22 Dhjetor 2024

Thaçi mbështet rrënimin e shtëpive pa leje në Prevallë

Prevallë, 4 shkurt - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka vizituar sot vendin ku është bërë rrënimi i shtëpive pa leje ndërtimi dhe ku po bëhet rehabilitimi i hapësirës së parkut në Prevallë.
 
Kryeministrit Thaçi ka thënë se po viziton Prevallën për t’i dhënë mbështetje të plotë vendimit të ministrisë së Ambientit për pastrimin e plotë të kësaj zone të mrekullueshme të bjeshkëve të Republikës së Kosovës.

\"Bjeshka e Prevallës është bukuri e jashtëzakonshme e Kosovës, është një bukuri natyrore, por edhe turistike dhe ne kemi obligim të gjithë, ta mbrojmë nga dëmtimi, shëmtimi dhe degradimi.\"

\"Jemi sot këtu, së bashku me ministrin Gashi që të shikojmë hapat e mëtejmë që po ndërmerren. Veprimet e para veç janë ndërmarrë, është pastruar një pjesë e madhe e hapësirës që ka qenë më herët e uzurpuar\", ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se do të vazhdohet edhe në pjesë të tjera dhe është një aksion që do të përfshihet në katër faza.  

\"Ne si Qeveri e Kosovës do të vazhdojmë të investojmë në turizëm, të investojmë në ambient. Ai që investon në ambient të mirë, për mua është një patriot i madh, sepse është vetë shëndeti ynë.\"

\"Prandaj, ne do të punojmë maksimalisht edhe me autoritetet komunale dhe me gjithë akterët të tjerë të mbrojtjes së ambientit. Gjithashtu dua të theksoj ne veçanti se pas insistimit të Qeverisë së Kosovës dhe vendimeve që kemi marrë në Qeveri dhe në Kuvend, tani do të kemi edhe Ligjin për Legalizime, që janë diku mbi 500 mijë leje që kanë ndodh dhe që do të ndodhin në të ardhmen\", ka pohuar Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)