Terrorizmi dhe refugjatët ndikojn në ritmet e turizmit në Shqipëri
Tiranë, 29 janar - Aktet e fundit terroriste në Belgjikë dhe Stamboll, si dhe vala e refugjatëve pranë kufirit të Shqipërisë, kanë ndikuar në ritmet e turizmit në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Përfaqësues të operatorëve turistikë pohojnë se po ndeshin vështirësi për shkak të anulimit të një numri udhëtimesh të planifikuara, ndërkohë që i vlerësojnë si të vonuara edhe masat e marra nga autoritetet shqiptare në përgatitje të sezonit turistik.