Të nxehtit shton frekuentimin e plazheve Shqipëri
Tiranë, 6 korrik - Temperaturat e larta që kanë pushtuar Europën Lindore, Qendrore dhe Jugore kanë prekur edhe Shqipërinë.
Gjatë fundjavës, sipas medieve shqiptare, që i referohen Shërbimit Metereologjik temperatura më e lartë ka qenë 35 gradë celsius, ndërsa pritet që të martën termometri të shënojë 37 gradë celsius.
Duke filluar nga kjo fundjavë numri i pushuesve në plazhin e Durrësit dhe plazhet e tjera shqiptare është rritur, por më i lartë ka qenë fluksi i pushuesve ditorë.
Të tejmbushura kanë qenë gjatë fundjavës edhe pishinat e shumta në periferi të Tiranës.
Autoritetet vendore njoftojnë se kjo ka qenë e para fundjavë kur është shënuar numri më i madh i pushuesve në plazhin e Durrësit, si pasojë dhe e mbërritjes së pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia, që prej vitesh e frekuentojnë bregdetin e Adriatikut.