Të huajt e preferojnë Turqinë për turizmin shëndetësor
Stamboll, 19 shkurt - Për arsye të ofertave shumë të volitshme turistët e huaj në Turqi gjejnë mundësinë që jo vetëm të bëjnë pushime por edhe të kurohen.
Turistët e tillë që më shumë preferojnë Antaljan, ndërkohë që pushojnë, bëjnë edhe kurimin e dhëmbëve.
Arsyeja kryesore është 1/3 e çmimit që ata paguajnë në krahasim me të njëjtin kurim në vendin e tyre.
Një aplikimi të tillë turistët e vlerësojnë për faktin se në Turqi personeli që punon në këtë sektor flet shumë mirë gjuhën e huaj, dhe për arsye se klinikat janë moderne dhe higjenike.
Qytezat turistike më të preferuara janë veçanërisht ato në Antalia dhe Allania.
Por sidoqoftë, arsyeja kryesore mbetet kostoja e ulët.