TAK hap dyert për bashkëpunim në lëmin e turizmit dhe hotelerisë
Prishtinë, 5 qershor - Në pesë vjetorin e anëtarësimit të Asociacionit Kosovar të Turizmit (TAK) në Asociacionin Ballkanik të Turizmit (BAHA) - janë hapur dyert e bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave kombëtare, historike dhe kulturore, u tha me rastin e shënimit të pesë vjetorit të anëtarësimit të TAK-ut në BAHA.
Duke folur për rëndësinë e këtij anëtarësimi njëri nga themeluesit e tij, Izedin Kutllovci ka theksuar se me këtë kompanive hoteliere dhe turistike te Kosovës iu është dhënë mundësia të janë të barabarte ne rajon në ushtrimin e aktivitetit të tyre ekonomik.
Kjo u bë e mundur 5 vjet më parë kur ne u anëtarësuam ne asociacionin BAHA. Pavarësisht nga barrierat ne te cilat kompanitë tona ballafaqoheshin, Asociacioni BAHA ka bere promovime te shumta në vende te ndryshme për mundësitë qe I ka Kosova për investime në industrinë e turizmit dhe po ashtu promovimin e monumenteve historike dhe kulturore, tha Statovci.
Ai theksoi se ky anëtarësim ka bërë të mundur hapjen e dyerve të bashkëpunimit edhe me asociacionet e tjera ndërkombëtare me shprese se do te mund të promovohen vlerat kombëtare, historike dhe kulturore të vendit tonë.
Me këtë rast përfaqësuesi i BAHA, Zak Topuzi theksoi rëndësinë e këtij përvjetori dhe potencoi përparësitë që i janë dhënë organizatave turistike dhe hoteliere të Kosovës me anëtarësimin në BAHA.
Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm përparimin që e kanë bërë organizatat turistike të Kosovës dhe i përgëzoi për mikpritje dhe organizim të jashtëzakonshëm të këtij manifestimi.
Ministria e tregtisë dhe Industrisë do të qëndroj shumë afër kompanive te hotelerisë dhe TAK-ut, tha Hysen Sogojeva , nga kjo ministri.
Ai ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm përparimin në punën dhe kushtet të cilat i ofrojnë kompanitë nga lëmi i hotelerisë dhe gastronomisë dhe ka theksuar se MTI gjithnjë gjatë hartimit të legjislacionit ka pas dhe do ti merr parasysh propozimet dhe sugjerimet e kësaj industrie.
Kryetari i odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu duke uruar këtë përvjetor theksoi se hoteleria dhe turizmi janë dy mundësi ende të pa shfrytëzuara dhe potencoi se mund dhe duhet të janë një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit duke pas parasysh mundësitë dhe bukurit natyrore që i ka Kosova dhe infrastrukturën mjaftë të mirë.
Për rezultate të jashtëzakonshme në lëmine e turizmit dhe hotelerisë mirënjohje iu ndan hotelit Afa nga Prishtina dhe restorantit Bujana nga Gjilani.
Pjesëmarrësit e manifestimit të sotëm janë pritur në takime të veçanta nga kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.