23 Dhjetor 2024

Tajlanda ka pritur rreth 30 milionë turistë në vitin 2015

Bangkok, 26 dhjetor - Tajlanda ka pritur në vitin 2015 rreth 30 milionë turistë duke vendosur një rekord të ri dhe njoftoi se dëshironte të përqendrohej në gamën e lartë, ndërkohë që vendi ka qenë për shumë kohë një destinacion i zgjedhur nga pushuesit e pasur.

Turizmi, që u prek ndjeshën në vitin 2013 dhe 2014 nga manifestimet e dhunshme duke paralizuar kryeqytetin Bangkok për gjashtë muaj, duket se e ka kthyer faqen e kësaj periudhe të errët.

“Këtë vit, rreth 29,6 milionë vizitorë të huaj pritet të vijnë në mbretëri nga 24,8 milionë në vitin 2014,” deklaroi sot ministrja e Turizmit dhe Sporteve, Kobkarn Wattanavrangkul.

Në vitin 2016, objektivi i qeverisë është të presë 32 milionë turistë. Ushtarët në pushtet, që prej grushtit të shtetit në maj 2014, janë shumë të kujdeshsëm në sektorin turistik, një prej pikave të forta të një ekonomie në krizë.

“Objektivi ynë është të përqendrohemi në cilësinë dhe të bëjmë që turistët të qëndrojnë më shumë kohë dhe të shpenzojnë më shumë para”, deklaroi Kobkarn Wattanavrangkul.

“Të ardhurat nga turizmi përbëjnë tashmë rreth 14,5 për qind të PBB-së”, shtoi ajo.

Krystal Tan, analiste për “Capital Economics” thekson se turizmi në Tajlandë i kishte rezituar mirë atentatit me bombë që goditi zemrën e Bangkokut në muajin gusht.

“Në vitin 2015, ne presim që turizmi do të kontribuojë me dy pikë në rritjen e përqindjes së PBB-së”, shkruan ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)