23 Dhjetor 2024

Sulmohen dy resorte të njohura turistike Tunizi, të paktën 27 viktima

Souse, 26 qershor - Tmerr në plazhet më të frekuentuara të Tunizisë. Persona të armatosur kanë sulmuar plazhet e dy nga resorteve turistike më luksoze në lokalitetin Souse, në gjirin e Hamametit, duke vrarë të paktën 27 persona.

Dëshmitarë të cituar nga mediat lokale flasin për të shtëna, skena paniku dhe turistë që janë mbyllur në dhomat e hotel “Imperial” në Marhaba.

I konfirmuar është lajmi se një nga atentatorët është qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër është në arrati.

Tunizia po përballet me një valë në rritje të sulmeve terroriste që vënë në shënjestër objektiva turistikë, që është një nga aktivitetet ekonomike më të rëndësishme të vendit.

Marsin e kaluar, në një sulm në muzeun Bardo të kryeqytetit Tuniz humbën jetën 21 turistë dhe një polic vendas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)