Sulmet terroriste dëmtojnë rënd sektorin e turizmit në Francë
Paris, 25 nëntor - Sulmet e përgjakshme terroriste që përfshinë Parisin në datën 13 nëntor, kanë shkaktuar një rënie me 30% në hotelet më të përzgjedhura të kryeqytetit.
Kryeministri i Francës, Manuel Valls, në mënyrë që të gjejë zgjidhje për këtë problem, u takua me përfaqësuesit e sektorit të turizmit.
Kurse turistët që vizitojnë Parisin hezitojnë të shkojnë në koncerte ose në aktivitete që zhvillohen me pjesëmarrje të gjera.
Në sektorin e turizmit në Paris punojnë mbi 200 mijë vetë.