22 Dhjetor 2024

Stambolli ka regjistruar rekord historik prej 838 mijë vizitorësh

Stamboll, 5 prill - Pavarësisht krizës, turistët vazhdojnë të vizitojnë gjithmonë e më shumë dhe në rritje në numër qytetin turk Stamboll, që në tremujorin e parë të vitit 2013 ka regjistruar një numër rekord historik fluksi prej 838 mijë vizitorësh.

Krahasuar me tremujorin paraardhës rritja ishte me 23,8 për qind sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Turizmit në bashkinë e Stambollit.

Turistët gjermanë renditen në vend të parë në rangun e vizitorëve ndërkombëtarë të megalopolit të Bosforit me 10 për qind të totalit dhe pasohen nga rusët, me 6 për qind.

Më pas renditen anglezët, amerikanët, francezët dhe italianët.

Po ashtu në rritje të dukshme është edhe niveli i turistëve nga Lindja e Mesme, nga vendet me ekonomi në zhvillim dhe nga Kina po ashtu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)