22 Dhjetor 2024

Spanjë, turizmi i huaj arrin shifër rekord prej 48,8 milionë personash

Madrid, 24 tetor - Turizmi i huaj po konfirmon rolin e një elementi të fortë në nxitjen e Spanjës drejt rimkëmbjes së ekonomisë dhe daljes nga kriza.

''Që nga fillimi i vitit turizmi u huaj ka regjistruar në shtim prej 4,6 për qind krahasuar me një njëjtën periudhë të vitit 2012, me një shifër rekord prej 48,8 milionë personash'', deklaroi sot Frontur, departament në Ministrinë e Turizmit, që ka publikuar të dhënat e shtatorit me 6,5 milionë turistë të huaj që vizituan vendin, rreth 6,7 për qind më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Përballë uljes së numrit të turistëve italianë, që ra me 9,9 për qind pas një niveli prej 19 për qind përgjtë vitit 2012 dhe atyre nga Portugalia që ra me 8,4 për qind, është regjistruar në rritje e fortë prej 17,7 për qind të turistëve të cilët vijnë nga vende nordike, me 3,6 milionë ndërsa rusët konformojnë tendencën për të konsideruar Spanjën destinacionin e tyre ideal për pushime, me një rritje prej 30 për qind krahasuar me të shkuarën kur regjistroheshin vetëm 1,3 milionë turistë rusë.

Rajonet më të vizituara janë Katalonja, me një rritje prej 6,6 për qind të numrit të turistëve të huaj dhe 25,9 për qind të tursitëve në total, ishujt Baleare me 7,3 për qind të huaj dhe 20,5 për qind në total, Andaluzia me 3,9 për qind të huaja dhe 13,1 në total dhe Valencia me 11 për qind të huaja dhe 9,9 për qind në total.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)