10 Dhjetor 2024

Spanja shpreson të hapet për turistët nga muaji qershor

Madrid, 28 prill - Spanja ka thënë se shpreson të hapet për udhëtarët e huaj nga muaji qershor, ndërkohë që autoritetet e Bashkimit Evropian punojnë në planet për pasaportat digjitale për koronavirus.

Ministri spanjoll për Turizëm Fernando Valdés ka thënë se testi fillestar do të nisë në muajin maj, në mënyrë që Spanja të jetë e gatshme të pranojë pushuesit muajin e ardhshëm.

Pasaportën digjitale të BE-së, mund ta marrë secili banor i bllokut evropian që është vaksinuar kundër koronavirusit, ka test negativ apo është shëruar së fundmi nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Një mori shtetesh tani kanë nisur të përdorin pasaporta të tilla, me qëllim të luftimit të pandemisë.

Valdés ka thënë në një konferencë për media në Meksikë se shteti i tij do të mund të jetë gati në qershor për të pritur udhëtarët nga e gjithë bota.

Megjithatë, secila skemë e hapjes së turizimit me vendet jashtë BE-së do të varet nga pasaporta digjitale e bllokut, ka thënë ai.

Komisioni Evropian ka thënë se është duke punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, që kjo pasaportë të njihet edhe jashtë Evropës.

Komisionari për Drejtësi në Bashkimin Evropian Didier Reynders ka paralajmëruar për mundësi të krijimit të “ndasive në Evropë”, nëse nuk arrihet marrëveshje për pasaportë të përbashkët.

“Ne rrezikojmë të kemi një mori dokumentesh që nuk mund të lexohen dhe verifikohen në vendet anëtare. Ne rrezikojnë përhapjen e dokumenteve të rreme dhe me këtë edhe përhapjen e koronavursit dhe mosbesimit të qytetarëve”, është cituar të ketë thënë ai sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)