Sot në Prizren hapet sezoni i paragllajdingut
Prizren, 5 korrik - Sot në Prizren do të bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut si një produkt i ri turistik në qytetin e Prizrenit, por edhe në gjithë Kosovën.
Hapja do të bëhet në pikënisjen e paragllajdistëve, në Cvilen, me ç'rast do të ketë edhe fjalime rasti nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësuesja nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, Donika Gashi dhe kryetari i aeruklubit Shkaba, Ardall Celina.
Projekti i Paragllajdingut është projekt i përbashkët mes Komunës së Prizrenit, PPSE Swisscontact dhe aeroklub Shkaba, që ka për qëllim krijimin e atraksioneve të reja turistike nga fusha e turizmit malor dhe aventurier.