Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Udhëtimeve
Prishitnë, 1 prill - Congress Event Organization (CEO) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë-Departamentin e Turizmit, organizojn hapjen zyrtare të edicionit të shtatë me radhë të panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimeve Tourism & Travel Fair 2010, i cili do të mbahet nga 01 deri më 03 Prill 2010.
Pjesëmarrës në hapje: Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, zyrtarë të lartë të Institucioneve të Kosovës, përfaqësues të ambasadave dhe Institucioneve ndërkombëtare, etj.
Edicioni i shtatë me radhë i kësaj ngjarjeje tashmë tradicionale do të mbledhë së bashku të gjithë faktorët relevant të cilët merren me sektorin e Turizmit dhe Udhëtimeve.
Panairi i Turizmit mbahet nën patronatin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Turizmit.
Në këtë ngjarje do të shpalosen oferta të shumta turistike nga Kosova, rajoni dhe vende tjera të cilat vijnë të përfaqësuara nga nivelet më të larta, gjegjësisht Ministritë dhe Departamentet e Turizmit të shteteve pjesëmarrëse si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, etj., ku në kuadër të stendave të tyre do të marrin pjesë shumë agjenci turistike, komuna, asociacione të turizmit etj., të cilat ofertën turistike të prezantuar në panairin e Turizmit në Prishtinë e pasurojnë dhe e bëjnë joshëse si asnjë herë më parë.