Shtrenjtohen shërbimet hotelierike në Serbi
Beograd, 7 korrik - Çmimet shërbimeve hotelierike në Serbi në muajin maj të këtij viti kanë qenë për 5 për qind më të larta në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e entit republikan për statistikë, ndërsa transmetoi Smediv.
Ushqimi në maj ka kushtuar 5.5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2009, pijet joalkoolike u shtrenjtuan për 4 për qind, ndërsa ato alkoolike për 7.3 për qind.
Qytetarët e Serbisë për parahaje të ftohtë dhe të ngrohtë kanë paguar 4.4 për qind më shumë, ndërsa hajet e gatshme janë shtrenjtuar për 1.1 për qind, shkruan Smedia.
Çmimi për bujtime në maj të vitit 2010 ka qenë më i lartë për 2.7 për qind në krahasim me majin e vitit të kaluar.
Të gjitha shërbimet hotelierike, për gjashtë muajt e parë të vitit 2010 mesatarisht janë rritur për 5.2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.