23 Dhjetor 2024

Shtetet europiane këshillojnë turistët e tyre në Greqi

Selanik, 29 qershor - Të keni me vete euro në kësh. Ky është udhëzimi i shtatë vendeve europiane ndaj qytetarëve të tyre që do të vizitojnë Greqinë këtë verë.

Britania, Gjermania, Belgjika, Finlanda, Holanda, Suedia dhe Polonia kanë këshilluar turistët nga vendet e tyre që të kenë para’ me vete gjatë vizitës së tyre në Greqi për arsye të kushteve të jashtëzakonshme financiare të krijuara orët e fundit në vend.

Shumica e këtyre shteteve kanë publikuar udhëzimet e reja në faqet e internetit të ministrive të tyre të Jashtme, në të cilat këshillohen që përveç kartave të debitit apo ato të kreditit, të kenë me vete edhe para’ në kesh.

Me urdhër të qeverisë greke, bankat e vendit do të mbeten të mbyllura për një javë dhe limiti i tërheqjes nga bankomatet do të jetë tepër i ulët.

Një lëvizje e ngjashme është bërë edhe në Qipro para dy vitesh me qëllim shmangien e tërheqjeve masive të parave nga bankat greke.

Ndërkohë, gjatë së shtunës, por edhe të dielën, në ato supermarkete që kanë qenë të hapura, qytetarët kanë filluar të blejnë sasi të mëdha orizi dhe makaronash, ndërsa radhë të gjata janë krijuar edhe pranë pikave të shtijes së karburantit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)