Shtetasit e Kosovës e shohin Maqedoninë si atraksion turistik
Ohër, 13 prill - Turistët nga Kosova gjatë këtij sezoni po shikohen si target grupi i ri i turistëve në Maqedoni gjatë sezonit veror në Ohër dhe Strugë.
Këto janë edhe parashikimet e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në Maqedoni. Kjo agjenci ditëve të fundit ka prezantuar potencialet turistike në Panairin e turizmit në Kosovë.
Sipas kësaj agjencie, një numër i madh i agjencive turistike kosovare kanë shprehur interesat për ofertat që ka dhe që ofron Ohri dhe Struga, por edhe atraksionet e tjera turistike si Dojrani, Prespa, por edhe lokalitete malore turistike.
Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në Maqedoni thekson se edhe turistët nga Kosova mund të hyjnë në grupin e turistëve që kryesisht bëjnë pjesë në kategorinë e atyre që kalojnë pushimet e fundjavave kryesisht në Ohër dhe Strugë.
Gjatë viteve të fundit është rritur numri i madh i turistëve nga Kosova kryesisht në Strugë, gjatë sezonit turistik veror.