Shqipëria vendos regjimin pa viza për turistët rusë
Tiranë, 24 maj - Shqipëria do të vendosë regjimin pa viza për turistët rusë në periudhën nga 25 maji deri më 25 shtator, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse.
\"Regjimi pa viza për shtetasit rusë vendoset për të pestën herë. Ky regjim përfshin vetëm udhëtime turistike private dhe udhëtime njohëse, nuk përfshin vizat e punës. Rusët do të mund të qëndrojnë në Shqipëri për 90 ditë\", sqaroi Ambasada e Republikës së Shqipërisë.
Verën e vitit 2012 Shqipëria u vizitua nga rreth 10 mijë shtetas rusë. Autoritetet vendase presin rritje të fluksit turistik nga Rusia edhe gjatë verës së vitit 2013.
Në rritjen e fluksit turistik të rusëve në Shqipëri mund të ndikojë edhe vendosja e regjimit të vizave kombëtare në Kroaci, për shkak të të cilit një pjesë e turistëve mund të zgjedhin Shqipërinë në vend të Kroacisë, për të kaluar pushimet verore në bregdetin e Adriatikut.