22 Dhjetor 2024

Shqipëria, vendi më i bukur për t’u vizituar në 2014

Tiranë, 26 dhjetor - Vitit 2013 po i vjen fundi dhe së bashku më të po i vjen fundi edhe pushimeve për këtë vit.

Ajo që duhet të mendojmë tani, është viti 2014. Ende nuk e dini se ku mund të shkoni për pushime gjatë vitit 2014?

Atëherë lexoni këshillat që iu jep “Yomadic”, pas një kërkimi disa mujor që ka bërë për të zbuluar gjërat më të bukura të vendeve evropiane.

Qyteti më i bukur në Evropë, për tu vizituar në vitin 2014, nga të gjitha kërkimet, rezultoi se qyteti i Beogradit, në Serbi, është më i bukuri për tu vizituar. Arkitektura e tij është tepër e veçantë, me ndërtesa të stilit klasik, i frymëzuar nga stili mesjetar modernist.

Por, shteti më i bukur në Evropë që vlen për tu vizituar, cili është pa dyshim që në vend të parë renditet Shqipëria.

Edhe pse kishte shumë shtete të tjerë që konkurronin, Shqipëria i sfidon të gjitha vendet e tjera. Kombinimi i pjesëve historike, plazhet, kultura, ushqimi si dhe vlera e parasë, e bëjnë Shqipërinë vendin më të mirë për tu vizituar përgjatë 2014-ës.

Ndër qytetet që vlejnë të përmenden janë Berati dhe Gjirokastra, që janë pjesë e UNESCO-s. Po ashtu edhe fshati turistik, Tushemisht, që ndodhet në Pogradec, buzë liqenit tre milion vjeçar, me ujë natyral të freskët dhe me rrugicat me gurë, ia vlen që të kalosh pushime të qeta.

Po pse sugjerohet viti 2014 për të vizituar Shqipërinë, sepse ky vend ka ende probleme në infrastrukturë, në rrugë dhe turizëm.

Por fakti është që Shqipëria ka bërë hapa gjigandë në ndryshimin e gjithë këtyre gjërave, dhe pritet të ndryshojnë akoma shumë gjëra të tjera për mirë. Shqipëria po ndryshon shumë shpejt, dhe turizmi po pëson një zhvillim të paimagjinueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)