Shqipëria vend i sigurt për turistët
Shtutgart, 16 janar - Shqipëria po prezantohet në mënyrë dinjitoze në Panairin e Shtutgartit, në Gjermani, ku pjesëmarrësit dhe vizitorët janë magjepsur me atë çka po ofron ky vend i vogël i Europës Juglindore, jo fort i njohur për ta.
Në panair është e pranishme Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.
Në prezantimin për mediat ajo tha se Shqipëria po promovohet me ofertën turistike, kulturën dhe kulinarinë.
Ministrja Ekonomi u ndal në potencialin turistik, zhvillimimet e fundit në industrinë e turizmit dhe paraqiti një tabllo të ecurisë ekonomike të vendit nëpërmjet reformave të ndërmarra nga qeveria.