Shqipëria, top destinacion turistik për vitin 2011
Tiranë, 3 nëntor - Shqipëria po shndërrohet në Një dashuri të re mesdhetare dhe për pak kohë do të jetë një shteg turistik i pashkelur.
Me këto fjalë, Lonely Planet, një kompani ndërkombëtare e cila siguron informacion për industrinë e turizmit në të gjithë botën e cilëson Shqipërinë si një ndër destinacionet më të bukura turistike për vitin 2011.
Përmes një artikulli Lonely Planet ka përfshirë Shqipërinë në listën e 10 destinacioneve turistike më tërheqëse për vitin 2011.
Njohuritë për Shqipërinë Lonely Planet i ka hedhur në letër në librin e saj më të ri 10 vendet më të mira që duhen vizituar në 2010″. Plazhet e kaltërta dhe të pastra, ushqimet e mira dhe të përballueshme, jeta dhe aventurat kulturore.
Lonely Planet thotë në librin për turizmin se i ka ikur koha klisheve që Shqipëria është vendi i kriminelëve dhe bosëve të mafies.
Me moton Një dashuri e re mesdhetare, Shqipëria parashikon Lonely Planet do të thyej shumë shpejt rekorde në turizëm.
Me 354 kilometra plazhe Shqipëria është një nga vendet me ekzotike të Evropës. Deti, mali, parqet arkeologjike, gjithçka që mund të kërkojnë turistët e huaj, i gjejnë në Shqipëri.
Falë investimeve në infrastrukturën rrugore jugu i Shqipërisë është kthyer në destinacionin e shumë pushuesve të huaj. Jo shumë kohë më parë, kur Ballkani konsiderohej si një destinacion udhëtimi vetëm për të fortët, vetëm më trimat shkonin drejt Shqipërisë.
Që kur backpacker sat filluan të vinin në Shqipërinë e pakapshme, historitë e përjetuara rreth: plazheve të kaltërta, kuzhinës së mirë, siteve të trashëgiminisë, jetës së natës, aventurave dhe mundësisë për udhëtime të stilit të vjetër, ku banorët të presin krahë hapur, janë treguar nëpërmjet përshpërimave:
Mbajeni për vete ! citon Lonely Planet. Asfaltimi pothuajse i të gjitha rrugëve që lidhin vijën bregdetare me rrugët nacionale është një nga arsyet që ka bërë të mundur eksplorimin dhe lehtësimin e turistëve për të vizituar zona turistike që më parë ishte e pamundur dhe e lodhshme të vizitoheshin nga turistët.
Riviera shqiptare nis nga një vend i vogël, nga një lartësi jo më tepër se 1 mijë metra, nga ajo e Llogorasë dhe më pas vjen duke u ulur poshtë nëpërmjet rrugës