22 Dhjetor 2024

Shqipëria tërheq turistët polakë

Tiranë, 17 tetor - Për herë të parë një ‘ushtri’ turoperatorësh polakë kanë ‘pushtuar’ vendin tonë prej disa ditësh, në kuadër të Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Turizmit Polak.

Qëllimi i asamblesë ishte prezantimi i mundësive turistike më të mira në Shqipëri, në kuadër të turizmit rajonal, për tregun turistik polak.

Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, e konsideroi ngjarje historike për vendin tonë organizimin për herë të parë të Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Turizmit Polak me një përfaqësi prej 180 turoperatorësh.

Duke marrë parasysh që Polonia është një shtet me 40 milionë banorë, atëherë është një treg i mirë turistik për Europën, gjithashtu edhe për Shqipërinë.

Kryetari i Dhomës së Turizmit Polak, Ian Korsak, tha se polakët e duan shumë turizmin ranor dhe u shpreh i bindur se plazhet shqiptare do të mbushen me turistë nga vendi i tij, sepse janë të mrekullueshme dhe shtoi gjithashtu se pas kësaj do të ketë interes të biznesit polak për të investuar në Shqipëri, pasi ekziston një klimë e favorshme.

Gjithashtu, përfaqësuesit polakë u shprehën se ngelën të mrekulluar nga bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, nga jugu në veri dhe morën si shembull luginën e Valbonës, e cila, sipas tyre, ka bukuri të pakrahasueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)