"Shqipëria, së shpejti Spanja e re"
Tiranë, 28 dhjetor - "Shqipëria, së shpejti Spanja e re?" Artikulli me këtë titull, i publikuar në muajin gusht 2016 nga revista zvicerane e specializuar për turizëm "travelnews.ch" ka thyer të gjitha rekordet e kësaj reviste.
Sipas revistës, autori i artikullit kishte udhëtuar nëpër Ballkan, ku kishte zbuluar sharmin e Shqipërisë dhe kishte shkruar lidhur me bumin turistik, mundësitë e pafundme dhe vendet më të bukura turistike.
Në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit konstatohej se para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë.