Shqipëria pjesë e itinerareve turistike të kompanisë MSC Cruise
Sipas zëdhënësve të kesaj linje lundrimi, duke nisur nga muaji prill i vitit 2017, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve një javore.
Në Sarandë krociera do të qendrojë 8 orë ku turistët e saj do të vizitojnë destinacionet turistike tërheqëse Syri i Kaltër apo parku i Butrintit.
Krociera MSC Poesia do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon dhe Mikonos në Greqi, Dubrovnikun në Kroaci dhe Sarandën në Shqipëri.