Shqipëria përfshihet në rrjetin e çiklizmit turistik
Tiranë, 6 janar - "Turizmi i çiklizmit është duke lulëzuar me shpejtësi të madhe në një kohë që një rrugëtim i ri përmes Mesdheut do të nxjerrë në pah edhe tokën e fshehur të shqiponjave".
Me këtë titull hapet artikulli i portalit "Easier.com" i cituar nga media shqiptare.
Rrjeti i çiklizmit \"EuroVelo\" ka njoftuar zhvillimin e një rrugëtimi të ri që nis nga Spanja dhe përfundon në Qipro, duke kaluar edhe përmes Shqipërisë.
\"Udhëtimi me biçikleta i Mesdheut do të kaloje në 11 vende, Spanjë, Francë, Monako, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Greqi dhe Qipro, në një hapësirë prej 5 900 kilometrash.
\"Peizazhet e bukura, malet që të lënë pa frymë të ofrojnë shansin për të zbuluar Shqipërinë e vërtetë, një tokë të mahnitshme me një kulturë autentike dhe të pazbuluar, me çmime të përballueshme dhe njerëz miqësorë\", theksojnë drejtuesit e EuroVelo të cilën shprehen të emocionuar që Shqipëria vendoset në hartën e çiklizmit\".