22 Dhjetor 2024

Shqipëria, paketa të përbashkët turistike me fqinjët

Tiranë, 12 janar - Ekspertët e turizmit në Shqipëri po punojnë për të përgatitur paketa të përbashkëta turistike me vendet fqinje, njoftoi ministrja për Zhvillimin Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Duke folur në konferencën \'Nisma Adriatiko Joniane\', Gjermeni theksoi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit midis vendeve të rajonit. Ajo premtoi zgjerimin e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat për zbatimin e projekteve.

Ndër projekt e përmendura është ai i gjeoturizimit, për të cilin është duke u ndërtuar dhe një uebsajt për të treguar burimet kulturore, historike dhe natyrore unike të rajonit.

\'Nisma Adriatiko Joniane\', është themeluar në maj të vitit 2000 me qëllim për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e turizmit midis vendeve të Ballkanit. Shqipëria mban presidencën e radhës të projektit deri në maj 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)