22 Dhjetor 2024

Shqipëria ofron kushte të volitshme për sezonin turistik

Prishtinë, 2 prill - Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Shqipërisë, Nikollë Lesi, ka premtuar se gjatë sezonit të sivjetmë turistik do të ketë ndryshime rrënjësore sa i përket pritjes së turistëve të Kosovës dhe atyre të huaj, duke konfirmuar me këtë rast edhe hapjen e tunelit të Kalimashit kah mesi i muajit maj.

Ai këto komente i bëri të premten në një konferencë për media, e cila është mbajtur në kuadër të Panairit të Turizmit që po mbahet në Prishtinë, me ç’rast ka njoftuar rreth përgatitjeve që janë duke u bërë për pritjen e turistëve gjatë sezonit veror,s i dhe për hapjen e tunelit të Kalimashit.

“Tuneli i shumë përfolur, hapet në mes të muajit maj. Ai është arteria kryesore e kombit dhe një rrugë efektive për të ardhur shumë shkurt në Shqipëri”, ka thënë ai.

Lesi ka thënë se një kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe pastërtisë, duke paralajmëruar se do të ketë gjoba ndaj shkelësve të ligjit sidomos në zonat turistike.

Duke folur rreth çmimeve që ofron bregdeti shqiptar, zëvendës ministri Lesi ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të ketë një marrëveshje me hotelet në mënyrë që çmimet të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)