Shqipëria, një nga vendet më të hapura për turistët e huaj
Tiranë, 9 mars - Shqipëria radhitet në vendin e 71-të për aftësi konkurruese në turizëm, sipas një raport të Forumit Ekonomik Botëror, me seli në Zvicër.
Në raportin e publikuar më 7 mars, thuhet se tri vendet që vlerësohen më shumë për potencialin e tyre turistik, janë Libani, Barbados dhe Shqipëria.
Këto vende janë të hapura për turistët e huaj. Raporti thotë se komuniteti i biznesit në këto vende, shfaq dëshirën e madhe për të krijuar mundësi turistike në vendet e tyre.
Sipas raportit, Zvicra, Gjermania dhe Franca radhiten në tri vendet e para për aftësinë e tyre konkurruese në turizëm.