Shqipëria, në mesin e destinacioneve të pazbuluara evropiane
Tiranë, 13 prill - Huffingtonpost në një artikull të fundit të sektorit të turizmit e ka renditur Shqipërinë të parën në mesin e destinacioneve të pazbuluara evropiane.
Në Huffingtonpost është përshkruar plazhi i Porto Palermos në Himarë si një pjesë e fshehur mes kodrave të gjelbëruara dhe me një det të kristalt që ofron peizazhe të mahnitshme edhe nga kalaja e shekullit të 18-të. Mënjëherë pas Shqipërisë pasojnë destinacionet e Sainte Agnes në Francë, Coimbras në Portugali, Kotorri në Mal të Zi dhe Varshava në Poloni.
Huffingtonpost është një prej agjencive informative on-line më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjencia renditet ndër më të specializuarat në fushën e marketingut dhe informacionit. Veç versionit anglisht në SHBA, ajo ka miliona përdorues dhe në Kanada në versionin e saj frёngjisht.