22 Dhjetor 2024

Shqipëria me bregdet që i ngjan Karaibeve

Tiranë, 19 korrik - Shqipëri, plazhet më të bukura, surpriza e verës 2016. Janë vetëm disa nga titujt që mediat kombëtare italiane i kushtojnë turizmit detar në bregun tjetër të Adriatikut.

Në shkrimet e reportazhet e ndryshme, që përmendin disa prej pikave më të njohura turistike të rivierës, përveç bukurisë natyrore theksohet mikpritja, çmimet e ulëta dhe standardet e strukturave që sipas \"Corriere della Sera\" po arrijnë ato të vendeve të tjera europiane.

Një parajsë kaq afër Italisë dhe kaq e panjohur për italianët. Nga plazhi i Livadhit tek ai i Drimadhës, nga Llogaraja tek Jala e Vunoi, lexuesit i ilustrohen perlat e natyrës shqiptare dhe shërbimet që mund të gjejnë atje.

Pa lënë pas dore aspektin e turizmit kulturor me pikat kryesore të jugut, që mund të tërheqin me trashëgiminë e pasur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)