Shqipëria me 31 stacione policore në plazhet e vendit
Shengjin, 16 qershor - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, prezantoi sot masat e marra për sezonin turistik në plazhin e Shëngjinit.
Ministri Tahiri theksoi se, policia është në gatishmëri për këtë sezon turistik, që sipas tij është angazhuar që të shënojë një standard të përmirësuar.
Ministri bëri me dije se do ketë 31 stacione policore në plazhet e vendit këtë sezon, të cilat do të jenë në gatishmëri të qytetarëve.
Tahiri e ka vënë theksin tek rritja e pranisë policore në plazhe dhe interesin e dikasterit të tij për të rritur cilësinë e shërbimeve policore.
Duke filluar nga e mërkura, policia do të jetë në gatishmëri të plotë për sezonin turistik. Ne jemi të angazhuar që të shënohet përmirësim i shërbimit të policisë, ndaj do të ketë 31 stacione policore permanente, ose të lëvizshme nëpër plazhe, ka deklaruar Tahiri.
Në këtë vizitë, ministri i Brendshëm shoqërohej nga ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe përfaqësues të pushtetit vendor.