07 Dhjetor 2024

Shqipëria mbyll sezon turistik duke “u shpëtuar” vetëm nga vizitorët nga Kosova

Tiranë, 17 shtator - Shqipëria arriti të mbyll edhe këtë sezon turistik veror duke “u shpëtuar” vetëm nga vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia, gjithashtu edhe nga qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë mundur të lëvizin jashtë vendit për shkak të kufizimeve.

Përtej kësaj, të ardhurat e industrisë së turizmit, duke u krahasuar me një vit më parë, janë përgjysmuar.

Sakaq, 90% e agjencive turistike dhe 20% e hoteleve kanë pezulluar aktivitetin e tyre pasi për ta ka qenë e pamundur që të vijojnë të jenë të hapur e të shërbejnë qytetarëve dhe janë me shpresë që do të rihapen sërish vitin e ardhshëm.

Lidhur me shpenzimet në vendin tonë gjatë kësaj periudhe, të dhënat zyrtare tregojnë se të huajt kanë shpenzuar vetëm 63 milionë euro në vendin tonë gjatë periudhës prill-qershor, ndërsa një vit më parë ata kanë shpenzuar një vlerë prej 506 milion eurosh.

Sakaq, sipas bizneseve të sektorit turistik fluksi më i lartë i turistëve ka qenë në muajin gusht dhe korrik dhe rënia e shpenzimeve të turistëve të huaj është 70%.

Përsa i përket stafit të punës së këtij sektori, sipas të dhënave nga operatorët turistikë, 50% e tyre do të shkurtohen meqënëse tashmë po mbyllet sezoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)