Shqipëria jep një tjetër plazh me koncension

Tiranë, 28 mars - Pas Dhërmiut qeveria ka dhënë dje një tjetër plazh me koncension. 
Bëhet fjalë për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonën bregdetare e njohur si Kalaja e Turrës, në komunën Synej të Kavajës.  
Sipas Gazetë Shqiptare, koncesioni parashikon realizimin e fshatrave turistike, hoteleve, komplekseve turistike, vilave, qendrave për veprimtari kulturore e artistike, si dhe ndërtimin e infrastrukturës përkatëse. 
Përmes vendimit të djeshëm, qeveria ngarkon Ministrinë e Turizmit me detyrën e përzgjedhjes së shoqërisë koncesionare. 
Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonën bregdetare Kalaja e Turrës, Synej, Kavajë, i cili përfshin planifikimin, realizimin dhe përdorimin ekonomik të fshatrave turistike, hoteleve, komplekseve turistike, vilave, realizimin e një qendre SPA  kongrese  veprimtari kulturore, qendre sportive, fushe golfi, si dhe ndërtimin e infrastrukturës për këtë zonë, është Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkruhet në vendimin e qeverisë. 
















