Shqipëria heq vizat për turistët rusë gjatë sezonit turistik
Tiranë, 5 qershor - Shqipëria ka vendosur të heqë vizat për turistët rusë gjatë sezonit turistik për të nxitur sektorin e turizmit në vend.
\"Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të heqë vizat për turistët rusë, të cilët duan të vizitojnë vendin tonë në periudhën 31 maj-15 nëntor, 2017,\" thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Sipas vendimit, shtetasit rusë kanë të drejtë të hynë në Shqipëri vetëm me pasaportë, pa vizë.