23 Dhjetor 2024

Shqipëria forcon kontrollin e kufijve në prag të sezonit turistik

Tiranë, 19 maj - Debati për trafikun e drogës në Shqipëri ka kthyer vëmendjen tek vendet e kalimit kufitar, për të cilat qeveria thotë se do të pengojnë çdo aktivitetet kriminale.

Në prag të sezonit turistik Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i Financave Shkëlqim Cani inspektuan Portin e Durrësit.

Ministri Tahiri thotë se po punohet për rritjen e standardeve të shërbimeve dhe sigurisë në të gjitha pikat kufitare sidomos gjatë verës ku ka më shumë lëvizje.

\"Kufiri duhet të perceptohet dhe të ndjehet nga qytetarët, jo vetëm një hapësirë lirie për të lëvizur lirshëm, jo vetëm një hapësirë liberalizuese për zhvillimin tregtar dhe ekonomik, por nga ana tjetër dhe një pikë e fortë ndalesë dhe bllokimi për çdo fluks kriminal qoftë ky në dalje apo në hyrje të Republikës së Shqipërisë,\" citohet ministri Tahiri nga ATSH-ja.

Ndërkohë Ministri i Financave Shkëlqim Cani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të përmirësuar procedurat e kalimit të njerëzve dhe mallrave.

\"Ne kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm. Është çështje rutinë kjo inspektimeve dhe kontrolleve,\" tha ministri Cani.

Inspektimet e dy ministrave në portin më madh të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve në Shqipëri vjen vetëm një ditë pas bllokimit të anijes me 47 tonë cigare kontrabandë. Ministrat paralajmëruan kontrolle të shpeshta në pikat kufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)